• |
ide | kryesore

Ish-ministri i LSI-së Sokol Dervishaj merret në pyetje te Krimet e Rënda për skandalin e rrugëve

Lajme, Të fundit



Për ish-ministrat e LSI-së kanë lindur telashet me krimet e rënda. Pasi dje u thirr për tu pyetur në prokurori ish-ministri Haxhinasto, sot ka qenë radha e ish-ministrit Sokol Dervishaj. Ish-ministri i Transporteve ka mbërritur rreth orës 15:00 ketë të martë ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u pyetur ne lidhje me skandalin e rrugëve. Mësohet se Dervishaj po merret në pyetje nga Elisabeta Imeraj.

Prokurorja Imeraj ka thirrur dy ish-ministrat e LSI në cilësinë e personave që kanë dijeni për sa kohë një sërë ish-zyrtarësh janë nën hetim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim dhe korrupsionit me fondet e rrugës, ndërtimi i të cilës ende nuk ka përfunduar.

 



1 Comment

  1. pse nuk merret kryekrymbi i te gjithave rama,qe meten beri president,dhe te gjith koncesionet,rruget,sheshet,ngjalat,pallat e frrokut,metes,ndokut,roshit doshit etj ishin me dor te tij te vulosura e thithura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *