Një 26-vjeçare humbi jetën në spitalin e Fierit, pasi kishte konsumuar fotoksinë.
E reja nga Fieri kishte pirë 3 kokrra fotoksinë. Në spital e dërguan familjarët, dhe raportohet se është bërë gjithçka për t’a mbajtur në jetë 26-vjeçaren, por kjo ka qenë e pamundur.
Ende nuk janë përcaktuar motivet që e shtynë të renë t’i jepte fund jetës, por dyshohet se akti është ndërmarrë në kushte depresioni.