Të gjitha fondet e reja që do të ndahen nga Bashkimi Europian për Afrikën do të duhet të shpenzohen për Libinë dhe për Nigerinë në kuadër të ndihmës për këto vende që të menaxhojnë flukset e emigracionit, deklaroi kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani.
Tajani deklaroi se do jepen 500 milionë euro shtesë për fondin evropian të besimit për Afrikën si dhe do të shtohet një shifër e ngjashme për mobilizimin e financimeve kombëtare të këtyre vendeve.
Kujtojmë se prej kohësh BE po përballet me një fluks të madh refugjatësh dhe ka ndarë miliarda euro për vendet që u vijnë në ndihme atyre.