Kontrolli i Lartë i Shtetitka kallëzuar në Prokurori 11 zyrtarë nga komunat Blinisht, Ungrej dhe Zejmen në Lezhë me motivacionin e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe përdorim të fondeve pa dokumentacion mbështetës.
Ky auditim i përket periudhës nga 1 Janari 2013 deri në 31 dhjetor 2015. Sipas KLSH janë konstatuar veprime të cilat kanë çuar në përdorim me efekt negativ me dëm ekonomik të fondeve publike në Buxhetin e Shtetit.
Gjithashtu mësohet se dëmi ekonomik i arritur shkon deri në 24.3 milionë lekë. Dy nga veprat ku janë konstatuar shkelje janë rikonstruksion i rrugës së shkollës në Kallmet dhe ndërtimi i një ure në Ungrej.
© SYRI.net
Tani qe keta te drejtesise jane ne ikje e siper po i tjekin nje fushate korrje-shirje qe nuk ua merr mendja . Di te me thote njeri se çu be me ata pushtetare qe u arrestuan apo u akuzuan per korrupsion pak kohe me pare ? Te gjithe i keni si kokrra e molles e duke tall hallatet me ne . Di te me thote njeri se çu be me ata zyrtare qe i vjedhin pothuajse çdo vit ketij vendi afersisht 800 milion euro(sipas KLSH-se)? Asnje gje . E perse duhen keto denoncime nga KLSH kur asnje sja var? Apo qe te majmen edhe ca keto kurvat e drejtesise? Shpresa se ky vend do behet apo mund te behet eshte limit i zeros . Ndoshta revolucioni i bene derman ketij vendi (edhe per kete jam skeptik duke ditur qe ky popull eshte dele) . I sigurt jam qe vetem Zoti mund ta ndreq kete vend . Vefsh dore ti o Zot i Madh dhe ndihmoje kete popull te shumevuajtur si nga armiqte ashtu edhe nga vetvetja.