• |
ide | kryesore

Video/ Jesus bën diferencën mes Arabisë Saudite dhe Brazilit

Sport, Video



Fitore më e vështirë se sa mendohej për 5 herë kampionët e Botës, në miqësoren me Arabinë Saudite. Vetëm një gol në fundin e pjesës së parë nga Gabriel Jesus i ka mjaftuar Brazilit të vazhdojë serinë e fitoreve, por kaq është pak kundër një formacioni modest si ai Saudit. Alex Sandro ka mbyllur llogaritë në kohën shtesë 0-2, kur sauditët luanin me 10 lojtarë.

Skuadra e Tites kishte shumë yje por pak shkëlqim, edhe pse gjëra të bukura në fushë Selecao dhuroi, por pa intensitetin dhe spektaklin që e karakterizon. Arabia mendoi shumë për tu mbrojtur e pak për të sulmuar, por kjo ishte dicka normale për një skuadër që luan kundër verdhejeshilëve më të titulluar në botë.

U desh një magji e Neymar, me një asist që preu gjithë mbrojtjen e Arabisë, e kombinuar me shpejtësinë e Jesus, që Brazili të merrte fitoren. Minuta debutimi edhe për Richarlison, që zëvendësoi në minutën e 72 Coutinho, ndërsa ndryshe nga Botërori në Rusi, portën e ruante Ederson dhe jo Alison.

Në minutat shtesë erdhi edhe goli i dytë shënuar nga Alex Sandro, kur Arabia kishte mbetur në inferioritet numerik, pas daljes me karton të kuq të Al Owais, në të 85.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *