Pesë persona kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një pallat në qendër të Lambrecht, në Landin gjerman të Renania-Palatinato.
Për shkaqet e zjarrit, i cili e ka patur burimin nga një kuzhinë, ka nisur një hetim.
Flakët janë përhapur rreth orës 23.30 të mbrëmjes së djeshme, sipas raportimit të bërë nga policia lokale mëngjesin e sotëm.
Mes viktimave është edhe një grua. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.