Prokurori i njohur shqiptaro-amerikan, Gjon Juncaj që punon në Shqipëri për misionin OPDAT ka bërë thirrje prokurorëve shqiptarë me integritet të bëhen pjesë e SPAK-ut, ose Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion.
Duke folur për TVSH, ai tha se “këta prokurorë do të kenë mundësinë të jenë grupi tjetër i heronjve të këtij vendi. Mendoj se kanë kaluar – do ishte e drejtë të thuhej – ndoshta 100 vjet, një shekull që vjen mundësia që të dalin përpara heronj të rinj dhe ta çojnë Shqipërinë përpara në drejtimin e duhur”.
Një kërkesë specifike për prokurorët që po mendojnë të aplikojnë për në SPAK: Nëse jeni ai lloj personi që është i interesuar për t’i shërbyer vendit dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, atëherë ngrihu, bëj përpara dhe Shtetet e Bashkuara, komuniteti ndërkombëtar dhe ç’është më e rëndësishmja populli shqiptar do t’ju mbështesë. Ne iu bëjmë thirrje këtyre prokuroreve me kurajë që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK” – përfundoi Juncaj.
Spiropali te bën pune??
Z.Juncaj !
Ne shqiptarët patëm fatin e keq që edhe gati 30 vite pas përmbysjes së diktaturës kriminale komuniste, akoma në drejtësinë shqiptare kemi ish hetues të sigurimit famëkeq.
Jane vene kastile atje
Shko ke varrezat e deshmoreve se ke me shumice
Jane vene kastile atje