Marrëdhënia mes Liam Payne dhe Naomi Campbell sa vjen e bëhet më e afërt.
Supermodelja dhe këngëtari i njohur e kanë kaluar Shën Valentinin bashkë, sikurse raporton edhe “The Sun”.
Këngëtari 25-vjeçar fluturoi menjëherë nga Londra në Nju Jork për të kaluar një natë të veçantë me supermodelen 48-vjeçare, pavarësisht se “The Sun” raportoi se ajo “e paralajmëroi yllin e One Direction që të mos bëhet shumë i lidhur me të”.
Çifti organizoi një ditë të këndshme në banesën e Naomi-t në Big Apple, nga ku Liam, 25 vjeç, ishte parë duke dalë të premten.