• |
ide | kryesore

Nënë e bijë mbyten në rezervuarin e fshatit në Pogradec

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë raportohet nga fshati Alarup në Pogradec. Nënë e bijë janë mbytur tragjikisht në rezervuarin e fshatit. Viktimat janë banore të fshatit. Nga të dhënat e para mësohet se fillimisht vajza e vogël ka rënë aksidentalisht në ujë.

Nëna e saj ka hyrë për ta shpëtuar, por nuk ia ka dalë dot. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Në të njëjtin rezervuar, më 31 dhjetor 2018 u mbyt edhe peshkatari Ramazan Kojtari, 56-vjeç. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *