• |
ide | kryesore

Xhaketa simbolike/ Një detaj që ju ka shpëtuar në veshjen e Ramës (fotot)

-Instant, Lajme, Paparazzi, Slider



Dihet se Edi Rama i kushton shumë kujdes veshjeve të tij që shpesh herë janë kostume “sur mesure” që kushtojnë me mijëra euro. Por ai i përdor ato edhe si një mënyrë simbolike, herë kur del me poture ne fushatë dhe herë kur vendos spila të veçanta mbi xhaketë. Ditët e fundit ka bërë përshtypje se kryeministri po shfaqet shumë herë me të njëjtën xhaketë me ngjyrë të çelët që i ri shumë e gjërë dhe i bën shumë rrudha.

Kush e ka parë sot në parlamenti ose në prezantimin e komitetit të integrimit ai kishte veshur po të njëjtën treçerekshe me të cilën është shfaqur mbi tetë herë në dhjetë ditët e fundit (foto lart).

 

12 qershor duke vezhguar punimet e kompanisë Salillari

15 qershor te baypasi i Fierit

Në 15 qershor ne mbledhjen e komitetit të rindërtimit nga termeti

 

Në 16 qershor në monologun në facebook për Covid 19

Në 8 qershor ne emisionin e Eni Vasilit

Pra a është rastësi që në dhjetë ditë një njeri sqimëtar në veshje, të shfaqet më shumë se tetë herë me të njëjtën uniformë? Pak si e çuditshme. Një stilist që kërkoi të mbetej anonim i komentoi Lapsi.al se kjo mund të jetë një nga ato xhaketat treçerekshe që Rama i dizenjon vetë dhe nuk i qep në sallonet e shtrenjta të Firences apo Milanos. Por veçanësia e kësaj setre të gjërë me rudha dhe me ngjyrë të çelët është shumë e ngjshme sipas tij me ato që mbante Enver Hoxha gjatë shëtitjeve në Pogradec, kur fillonte stina e ngrohtë.

Dhe ndoshta një model i tillë kryeministrit shqiptar i duhet më shumë se kurrë.

©Lapsi.al

VOAL Berisha : Sondazhi për dashurin ndaj Enver Hoxhës, u manipulua nga Rama –  Lajmi.net Miq apo të dashur?!”/ Flirti i Nexhmies me Qemal Stafën dhe martesa me Enver  Hoxhën – Dosja AL

 



3 Comments

  1. Deputetja demokrate Rudina Hajdari dekalroi nga foltorja e Kuvendit se PD-LSI bërti dy vite për revolucion me molotov dhe protesta pasi dogji mandatet dhe në fund rezultoi se e bëri gjithcka për një tender, atë të identifikimit biometrik.

  2. Thjesht e ka lene Linda pas dore dhe nuk i nderron rrobat kur kthehet ne shtepi. Kur vjen fundi fillojne te braktisin te gjithe

  3. Ato mijra euro qe harxhon me kostume firmato jane nga gjaku dhe djersa e popullit qe mallisti drogaxhi i Surrelit i merr ne forme taksash nga xhepat e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *