• |
ide | kryesore

Itali/ Kërkohet grupi shqiptar që furnizonte me kokainë bosin e mafias

Lajme, Planet
Akuzohet se ka abuzuar me pacientë të mitur, arrestohet mjeku alternativ shqiptar në Itali



Autoritetet policore italiane në bashkëpunim me policinë francize kanë realizuar mëngjesim e sotëm operacionin e përbashkët të koduar “Ponente forever”. Prej këtij operacioni janë lëshuar 46 masa ndalimi, si dhe sekuestrimi i një pasurie me vlerë mbi 900 mijë euro.

Të ndaluarit akuzohen për trafik droge, trafik armësh, riciklim e favorizim në fshehjen e një bosi të mafias  së Ndranghetas, i kërkuar nga drejtësia dhe të një narkotrafikanti francez në lidhje me një familje mafioze kalabreze me banim në Costa Azurrën franceze.

Prej hetimeve policiore në dy shtetet është zbuluar një rrjet trafiku droge e armësh mes Italisë, Francës, Belgjikës dhe Hollandës. Janë dokumentuar gjithashtu shitje e blerje droge e çdo tipi.

Një grup trafikantësh shqiptarë është identifikuar në mesin e trafikantëve të drogës që furnizonin sasi të mëdhaja kokaine për llogari të mafias kalabreze Ndrangheta. Autoritetet policore kanë zbardhur se bosi i kërkuar nga drejtësia italiane,  Carmelo Sigro ka udhëtuar vetë drejt Francës për të marrë në dorëzim 11 kg kokainë të furnizuar nga grupi i shqiptarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *