• |
ide | kryesore

Goditet grupi i Ndraghetas, aksioni i policisë sjell para drejtësisë 61 persona

-Instant, Lajme, Planet
Arrestohen edhe 61 anëtarë të Ndraghetas



Policia italiane ka arrestuar 61 anëtarë të tjerë të dyshuar të mafies më të fuqishme italiane, Ndrangheta. Blutë dyshojnë se të prangosurit janë përfshirë në krime të ndryshme, përfshirë mashtrimin dhe trafikimin e drogës. Më shumë se 500 oficerë policie u përfshinë në operacionin, i cili kishte nën hetim 167 persona.

Javën e kaluar, më shumë se 100 persona u arrestuan në të gjithë Europën në atë që policia tha se ishte operacioni më i madh që ishte kryer ndonjëherë kundër ‘Ndrangheta’. Dhjetë vende ishin të përfshira, me asete me vlerë 25 milion € (22 milion £) të sekuestruara. Hetuesit italianë dhe belgë besojnë se grupi i krimit kontrabandoi afër 25,000 kg kokainë midis tetorit 2019 dhe janarit 2022. Ata dyshohet se dërguan më shumë se 22 milionë euro nga Kalabria në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *