• |
ide | kryesore

Ndryshim radikal në Premier: Liverpool e United insistojnë për 18 skuadra

-Instant, Sport



Revolucion në prag për Premier League? Liverpool e Manchester United janë dy shoqëritë të vendosura në vijë të parë për të ndryshuar strukturën e kampionatit anglez me kërkesën e reduktimit në 18 të skuadrave e për të anulluar Kupën e Ligës. E gjitha kjo për ti dhënë më shumë fuqi klubeve të mëdha në një plan të quajtur “Revitalisation” i kërkuar nga dy pronarët e që do të ndryshonte edhe sistemin e promocionit e rënies nga kategoria me Championship.

Për Fenway Sports Group, pronarët e Liverpool e familjen Glazer të Manchester United, propozimi sportiv është ai i reduktimit të kampionatit të Premier League nga 20 skuadrat aktuale në 18, duke revolucionarizuar pastaj sistemin e promocionit e rënien nga kategoria. Dy skuadrat e fundit të renditura në Premier League do të zbrisnin në Championship e zëvendësohet nga dy të parat e ligës së dytë, me të tretën nga fundi që do të shkojë të luajë playoff me të tretën, të katërtën e të pestën e Championship. Një plan që ka nevojë për mbështetjen e 14 nga 20 skuadrat e Premier për tu aprovuar.

Në nivel ekonomik, në planin “Revitalisation” është propozuar që Premier League të impenjohet për të furnizuar 25% të hyrjeve të kampionatit për klubet e Football League (EFL), duke zëvendësuar sistemin aktual me parashutën për klubet e rrëzuara, e një paketë prej 250 milionë stërlina për të ndihmuar klubet në impaktin e Covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *