Një aksident ka ndodhur në zonën e ish-kombinatit në Berat. Mësohet se mjeti tip Ford Fiesta AA 423 është përplasur më një një motor. Makina ka qenë me shpejtësi dhe nuk e ka parë motorin kur po dilte nga kthesa. Si pasojë është plagosur drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital por jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje.