Reperi i famshëm amerikan Diddy është shfaqur në një video në llogarinë e tij në Instagram me një bluzë të Dafina Zeqirit, e cila ka gjithashtu portretin e saj në shpinë. Ai ishte duke shijuar ditën me familjen e tij dhe shfaqet me fëmijët pranë pianos, mirëpo kujt mund t’i shpëtonte bluza e divës shqiptare? Vetë Dafina e ka vënë re këtë detaj dhe sigurisht që s’e ka mbajtur dot vendi nga gëzimi. Ajo ka ripostuar videon e reperit në Instagram dhe nuk e dimë nëse kanë mundur ose jo të komunikojnë së bashku.
“Cfarë e hëne! Diddy i veshur me një prej bluzave të mia “King”- shkruan Dafina krahas postimit.
Vetëm fillimi i vitit 2021! Ja ku po ia nisim”- shkruan partneri i Dafinës, Dj Geek, i cili është mbështetja e saj më e madhe.
View this post on Instagram