• |
ide | kryesore

Dorëzohet Real Madrid: “Asnjë shans që Sergio Ramos të qendrojë”

-Instant, Sport



Historia e gjatë e dashurisë mes Sergio Ramos dhe Real Madrid është në fund të saj. Kontrata e mbrojtësit spanjoll skadon në qershor dhe negociatat për rinovimin nuk kanë çuar në një akord mes palëve. Duke pasur parasysh humbjet e mëdha të shkaktuara nga Covid-19, klubi spanjoll i ka propozuar lojtarit një ulje prej 10% të pagës, gjë që Ramos nuk do e ka pranuar dhe, në këtë pikë, lamtumira duket e pashmangshme pas 16 vjetësh. Sipas asaj që bëhet e ditur nga El Chiringuito, madje nuk ka “asnjë shans që ai të qëndrojë”. Paris Saint-Germain duket i interesuar.

Kapiteni i Blancos shkon në skadencë kontrate në qershor dhe, në një takim me Florentino Perez, mbrojtësi e ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit duke mbyllur derën, sic duket përfundimisht. Detajet e takimit u treguan po nga El Chiringuito, zakonisht i informuar mirë për cështjet pranë Real Madrid. Sipas asaj që bënte të ditur emisioni shumë i ndjekur në Spanjë, në takimin midis presidentit dhe lojtarit, Ramos i ka thënë Perezit: “Unë nuk do ta pranoj propozimin që më ke bërë dhe do të filloj të dëgjoj ofertat që do të më vijnë”. Duke filluar me PSG: “Me mua dhe Messin ata do të bëjnë një ekip të shkëlqyeshëm”. Florentino, i dorëzuar është përgjigjur: “Nëse do të të vijë një ofertë të mirë, do ta kuptojmë.”

Për momentin kapiteni i Blancos i është nënshtruar një operacioni jo invaziv për të pastruar meniskun e gjurit të tij të majtë, dhe është në fazë rikuperimi për të paktën gjashtë javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *