• |
ide | kryesore

Rinovimi i Messit në pak ditë: në Spanjë japin detajet e negociimit

-Instant, Sport



Pritjes duket se i ka ardhur fundi. Lionel Messi e Barcelona do të kurorëzojnë lidhjen e re, që do ta bëjë argjentinasin një nga lojtarët e paktë që ka luajtur për vetëm një klub në karrierë. Prej disa javësh, në fakt, Barcelona ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Messin, i cili është i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij, për tiu bashkuar projektit të ri të Laportas, një president që numri 10 e vlerëson shumë.

Avokatët e argjentinasit janë tashmë në punë për të rishikuar klauzolat dhe detajet e lidhjes së re. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja Sport, firma do të hidhet mbi kontratë kur argjentinasi të kthehet nga pushimet, në fillimin e muajit tjetër dhe në këtë pikë, zgjatja e marrëveshjes do të zyrtarizohet. Barcelona dëshiron të shtrëngojë dhëmbët, financiarisht duke folur, për të mbajtur në skuadër Pleshtin dhe vetëm më pas klubi do të orientohet në operacione të tjera të merkatos së transferimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *