• |
ide | kryesore

Superkupa italiane nuk shkon në Arabinë Saudite: Inter ‘fiton’ favorin për të luajtur me Juventus në San Siro

-Instant, Sport



Inter-Juventus do të luhet sërish në San Siro në janar 2022. Dështon mundësia e Arabisë Saudite, Lega Serie A në fakt ka vendosur që Superkupa e Italisë 2021 të luhet në Milano, por ende nuk ka një datë përfundimtare. Fillimisht ishte supozuar më 5 janar, por ka më shumë gjasa që të luhet më 12, sepse Lega do të donte një stadium të tejmbushur, gjë e vështirë të arrihet me tifozët ende me pushime për festat e Krishtlindjes dhe fundvitit. Riadi ka një kontratë të nënshkruar, por nuk e ushtroi në kohë opsionin që ndeshja të luhej në tokën arabe kështu që me siguri trofeu do të shkojë në Emirate në edicionet e mëvonshme.

Në këtë mënyrë, Juventus-Napoli duhet të luhet rregullisht, ndeshje që është planifikuar për në 6 janar, edhe pse Aurelio De Laurentiis do të kishte preferuar shtyrjen duke qenë se Koulibaly, Anguissa dhe Osihmen do jenë të impenjuar në Kupën e Afrikës. E njëjta gjë vlen edhe për Bologna-Inter. Për më tepër, me zgjedhjen e datës 12 janar, nuk do të kishte ndeshje të kampionatit që do të zhvendoseshin në një program tashmë mjaft të ngjeshur me angazhime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *