Një aksident është regjistruar këtë të enjte në Durrës, ku një punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç. Policia bën me dije se ngjarja ak ndodhur rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.
“Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.