• |
ide | kryesore

FOTO/ Festa e çmendur e Inter në dhomat e zhveshjes, Lautaro: “Jap gjithçka për këtë fanellë”

-Instant, Sport



“Jam i lumtur sepse do të luajmë një tjetër finale. Ne punojmë për këtë, për ta sjellë Interin gjithmonë e më lart. Sot e dëshmuam përsëri, njerëzit janë të lumtur për këtë. Tani le të shohim përpara”. Lautaro Martinez është rikthyer vendimtar: pas golit ndaj Spezias, mbërrin dygolëshi në ndeshjen e kthimit gjysëmfinale të Kupës së Italisë, që e dërgon Interin në finale. “Sot prindërit e mi dhe familja ime ishin në stadium për të më parë. Golat janë për ta, të cilët më japin shtytje për të mos u rrëzuar”, tha sulmuesi argjentinas në ‘Coppa Italia live’ në Mediaset.

“Ka fjalë që nuk më pëlqejnë, por jap gjithçka për këtë fanellë – vazhdoi Lautaro – Nëse kjo fitore na jep forcë për kampionatin? Jemi të qetë. Kemi humbur pikë të rëndësishme dhe duhet të mendojmë nga ndeshja në ndeshje. Mbeten edhe gjashtë javë dhe duhet t’i përballojmë të gjitha si këtë derbi”.

“I them faleminderit shokëve të mi, në veçanti Darmian dhe Correas që më shërbyen dy topa të mrekullueshëm”, tha argjentinasi sërish për InterTV – Ky derbi sigurisht që na jep shumë besim, shumë lumturi. Derbi duhet fituar, sot ishte gjysmëfinale dhe barazimi pas ndeshjes së parë nuk mjaftonte. E përgatitëm mirë dhe e luajtëm mirë. Falenderoj tifozët, nxitja e tyre është thelbësore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *