• |
ide | kryesore

Ed Sheeran thyen rekord, bëhet artisti më i dëgjuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Ed Sheeran ka thyer një rekord të madh, pasi kënga e tij Bad Habits është rekordi më i luajtur dhe ai, artisti më i dëgjuar.

Kjo e bën këngëtarin, njeriun e parë që fiton të dyja vlerësimet në dy vite të ndara.Ed më parë e bëri këtë arritje në vitin 2017, ku u publikua këngës së tij hit Shape of You dhe albumit të njohur Divide.

E vetmja artiste tjetër që ka kryesuar të dy listat në të njëjtin vit është Adele, me Rolling In The Deep që është projekti muzikor më i dëgjuar  dhe albumi i saj 21 e bën atë artisten më të luajtur të vitit 2011.

Listat vjetore përpilohen nga kompania e licencimit të muzikës Phonographic Performance Limited (PPL) nga përdorimi i muzikës dhe të dhënat e transmetimit nga stacionet radiofonike dhe kanalet televizive, si dhe shfaqjet publike.

Peter Leathem, shefi ekzekutiv i PPL, deklaroi për ‘The Sun: “Urime për Ed Sheeran. Suksesi i tij në krye të listës gjatë pesë viteve të fundit është një dëshmi jo vetëm për cilësinë e prodhimit të tij, por edhe për forcën e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar.”

Pas Sheeran , ishte Tom Grennan, 27 vjeç, i cili pretendoi këngën e dytë dhe të tretë më të dëgjuar  të vitit 2021 me By Your Side me Calvin Harris dhe Little Bit Of Love./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *