• |
ide | kryesore

Selena Gomez reagon ndaj aludimeve se është në një lidhje me Taggart

Paparazzi, Slider



Selena Gomez po i përgjigjet raportimeve se ajo është në një romancë me Drew Taggart të The Chainsmokers.

Këngëtarja i hodhi poshtë ato me një mesazh që  postoi në historinë e saj në Instagram të enjten. Selena postoi një foto bardhë e zi të qiellit dhe të një kodre. “Më pëlqen shumë të jem vetëm,” shkroi ajo mbi foto, duke shtuar: “#iamsingle”.

Thashethemet  shpërthyen pasi Gomez dhe Taggart u panë duke luajtur bowling së bashku në New York City. Sipas gazetës, një dëshmitar okular pohoi se të dy po “kënaqeshin” gjatë kohës së tyre, ndërsa ajo mori kohë për të bërë foto dhe për të nënshkruar autografe me disa fansa.

Një burim i tha ET se ajo dhe artisti  “Closer”, “janë në lidhje dhe gjërat janë ende të reja”. Burimi tha gjithashtu se të dy “u takuan përmes miqve të përbashkët në një mënyrë miqësore  por patën një lidhje të menjëhershme dhe e pëlqyen njëri-tjetrin si njerëz”.Drew ka qenë i  lidhur më parë me modelet Haley Rowe, Meredith Mickelson dhe Chantel Jeffries, ndërsa Selena Gomez nuk ka zbuluar detaje për jetën e saj të dashurisë që nga ndarja e saj nga artisti The Weeknd në tetor 2017./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/18/publikohen-fotot-e-para-te-selena-gomez-me-muzikantin/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *