Opozita do të protestojë sërish para parlamentit. Ndërkaq brenda godinës do të zhvillohet seanca e radhës. Policia ka marrë masat e para për mbarëvajtjen e kësaj proteste dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm. Dhjetëra efektivë policie janë vendosur në perimetrin për rreth parlamentit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sakaq edhe një ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen kësaj proteste. Protestës pritet t’i bashkohet dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë sot në Kuvend, për shkak se ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni.
Afera që sapo ka nisur SPAK dje me thirrjen e Ilir Metës, përbën një nga skandalet më të mëdhenj të abuzimit me qindra miliona të fondeve publike. E në këtë aferë, përveç Metës, i cili dëshmoi dje, duken të përfshirë edhe Sali Berisha dhe i biri Shkëlzeni.Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën CEZ, ka nxjerrë të dhëna tronditëse për këtë çështje, ku është nxjerrë përfundimin se shtetit i është shkaktuar një dëm kolosal në një shifër gjigande prej 414 milionë eurove.
E nese kjo afere eshte e vertete, do marrin ate qe meritojne. Por kjo nuk e mbulon e as shfajeson aferat shumemilioneshe te rilindjes. Aferat korruptive nuk kane ngjyre. Vec ngjyren e babezise per pushtet kane.