Prokuroria e Tiranës ka lëshuar fletëthirrje për tre lojtarë të Skënderbeut në lidhje me hetimin e UEFA-së për trukim të ndeshjeve.
Për të dëshmuar do të thirren Orges Shehi, Marko Radas dhe Bajram Jashanica.
Po ashtu do të thirren edhe drejtues të klubit por edhe 8 gjyqtarë që kanë arbitruar ndeshjet e dyshuara si të trukuara.
Skënderbeu u dënua nga UEFA me një vit përjashtim nga Kupat e Europës për shkak të trukimit të ndeshjeve.