• |
ide | kryesore

Champions/ Inter rrezikon në Do Dragao, Porto kërkon përmbysjen: City mjafton të fitojë në shtëpi

-Instant, F1, Sport
Porto



Objektivi çerekfinale për katër skuadrat që zbresin sonte në mbrëmje në fushë, për kthimin e 1/8 të Champions League. Rezultate të hapura dhe vetëm Inter mund të ketë një lloj favori falë 1-0 në vajtje. Zikaltrit do të luajnë përballë Porto, me portugezët që kërkojnë përmbysjen në Do Dragao. Në ndeshjen tjetër, Leipzig duhet të shtrëngohet fort në mbrojtje të 1-1 të ndeshjes së parë, kur të vizitojë Etihad dhe Manchester City.

PORTO – INTER (0-1)

Për të vendosur se kush do të shkojë në çerekfinalet e Champions, Porto dhe Inter do të luajnë ndeshjen e kthimit të 1/8, në Estadio do Dragao. Ndeshja hapëse e skuadrave në Itali përfundoi me Interin që mori avantazhin minimal. Por që atëherë, zikaltrit e Inzaghi, kanë treguar një formë jokonsistente. Portugezët, ndërkohë, i janë kthyer zakonit të fitores.

PORTO

Porto nuk është se nuk ka probleme. Otavio do të mungojë për shkak të pezullimit pas kartonit të tij të kuq në Milano. Andre Franco dhe Stephen Eustaqio janë ndër kandidatët për tu përzgjedhur në vend të tij. Sergio Conceicao duhet të bëjë të paktën një ndryshim në ekipin që filloi titullar ndeshjen e parë. Pavarësisht se ka pësuar një dëmtim në thembër kundër Estoril, kanadezi Eustaquio duhet të jetë gati për të ofruar një opsion më konservator. Ndërsa Franco dhe Galeno – i fundit prej të cilëve u kthye në pankinë të premten – ofrojnë më shumë potencial sulmues. Braziliani Evanilson ende po lufton me një problem në kofshë. Conceicao duhet të rikthehet në një formacion më të njohur të martën, me Mehdi Taremi dhe Matheus Uribe të dy të kthyer titullar, pas pankinës në fundjavë.

INTER

Portieri i Inter, Andre Onana gjithashtu do të rikthehet në kuadrat pasi u la pushim të premten. Kamerunasi do të rimarrë vendin, pas kritikave të shumta ndaj kapitenit Samir Handanovic për paraqitjen e tij në Spezia. Duke u vendosur me 3-5-2 e preferuar nga Simone Inzaghi, italianët do të kthejnë titullarë Hakan Calhanoglu dhe Federico Dimarco. Një dualizëm i pastër do të jetë mes Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku për t’iu bashkuar golashënuesit më të mirë Lautaro Martinez. Joaquin Correa është një tjetër opsion pas rikthimit të tij të fundit në stërvitje. Por ai mund të shfaqet si zëvendësues në pjesën e dytë në rastin më të mirë. Milan Skriniar mund të mos jetë pjesë e skuadrës për shkak të një problemi me shpinën. Sllavaku mund të ketë pak minuta, për të qenë gati për derbin e të dielës.

Lexo më tej: Inter, kundër Porto e Juventus luhet sezoni dhe… 20 milionë euro

FORMACIONET E MUNDSHME

Porto:

Costa; Mario, Pepe, Cardoso, Sanusi; Grujic, Uribe; Franco, Pepe, Galeno; Taremi

Inter:

Onana; De Vrij, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Dzeko

MANCHESTER CITY – LEIPZIG (1-1)

Duke kërkuar të korrigjojë gabimet e bëmave të tyre në Red Bull Arena, Manchester City pret RB Leipzig në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions. Die Roten Bullen arritën të mbajnë kampionët e Anglisë në një barazim 1-1 në ndeshjen e parë tre javë më parë. Por përballja me Citizens në strofullën e tyre mund të jetë diçka krejtësisht ndryshe.

MANCHESTER CITY

Phil Foden arriti të rikuperohet nga frika për një dëmtim në këmbë për t’u rreshtuar në Selhurst Park. Kështu, Guardiola mund të punojë me një skuadër të plotë për ndeshjen e kthimit, që do të thotë se ‘Pep roulette’ mund të hyjë shumë mirë në lojë. Pasi u la në pankinë për fitoren ndaj Crystal Palace, Kevin De Bruyne me siguri duhet të rikthehet në 11-shen e parë. Ndërsa Riyad Mahrez dhe Kyle Walker – pavarësisht akuzave të fundit për prishje të imazhit ndaj këtij të fundit – mund të presin gjithashtu një vend në formacion. Mahrez u lejua të qendronte në pushim të plotë në fundjavë. Prirja e algjerianit për gola kundër Leipzig pa dyshim duhet të funksionojë në favor të tij kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e Guardiolës. Mahrez ka shënuar në të tre ndeshjet e tij të Champions League kundër Die Roten Bullen deri më tani.

LEIPZIG

Sa i përket Leipzig, heroi i trigolëshit të Etihad, Nkunku, pasur një dëmtim të ri në kofshë. Sulmuesi sapo ishte rikuperuat nga një dëmtim afatgjatë në gju dhe pritet të mungojë. Nkunku do t’i bashkohet kështu Xaver Schlager, Peter Gulacsi dhe Abdou Diallo në anë të fushës. Nkunku dhe Schlager të dy vuajtën problemet e tyre në humbjen ndaj Dortmund më 4 mars. Madje, Schlager mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të një këputjeje të ligamentit të kaviljes. Pa harruar se skuadra e Rose u shkatërrua gjithashtu nga një infeksion para fitores ndaj Gladbach. Werner, Konrad Laimer, Dominik Szoboszlai dhe Lukas Klostermann u raportua se të gjithë po ndiheshin sëmurë. Por të katër u përfshinë në skuadër të shtunën, edhe pse Klostermann ishte vetëm një zëvendësues i papërdorur.

FORMACIONET E MUNDSHME

Manchester City:

Ederson; Walker, Akanji, Dias, Ake; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Haaland, Grealish

RB Leipzig:

Blaswich; Henrichs, Orban, Gvardiol, Halstenberg; Laimer, Haidara; Szoboszlai, Forsberg, Werner; Silva

Round of 16 Champions League

21:00 FC Porto – Inter

21:00 Manchester City – RB Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *