Taylor Swift u bashkua me Spotify për një dritare të veçantë “instalimi bibliotekar” në The Grove në Los Angeles këtë javë – duke shfaqur artikuj të kuruar me kujdes në lidhje me albumin e ri të këngëtares “Cruel Summer”.
Një nga pjesët e ekspozuara madje dha disa nga tekstet e këngëve të ardhshme, të cilat fansat besojnë se kanë të bëjnë me marrëdhënien e saj me Joe Alwyn.
“Edhe statujat shkërmoqen / nëse janë të detyruara të presin“, shkruhej në një libër .
Edhe pse është e paqartë se për cilën këngë bëhet fjalë , fansat nxituan t’i shprehnin teoritë e tyre në internet, duke sugjeruar se Swift “dëshironte të martohej” me Alwyn, por ai nuk ndihej njësoj.
“Omgggg ajo ishte aq e emocionuar për t’u martuar me të sa do të martohej me të me unaza letre, por ai thjesht po humbte kohë,” shkroi një fans në X.
“Vajza ime donte kaq shumë të bëhej nusja e tij,” shtoi një tjetër, ndërsa një thetër thirri, “ajo priti gjashtë vjet për atë unazë.”
Këngëtarja e këngës “All Too Well”, 34, ishte në lidhje me aktorin “Harriet”, 33, për gjashtë vjet përpara se ndarja e tyre të bëhej publike në prill 2023.
Dyshja ishin jashtëzakonisht privat gjatë romancës së tyre, shpesh duke kaluar shumicën e kohës të fshehur në vendin e lindjes së Alwyn, Angli./Lapsi.al