• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Holanda atentatori i Çapjave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Holanda 19-vjeçarin Shkëlzen Hasanpapaj, i cili dyshohet si i përfshirë në atentatit ndaj Florenc Çapes dhe Bledar Muçës në Elbasan.

I riu u arrestua në shkurt të këtij viti në Holandë pasi u gjet pa dokumenta nga policia holandeze, ndërsa më pas rezutoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

19-vjeçari me origjinë nga Tropoja dhe banim në Elbasan dyshohet si vrasës me pagesë. Prej gati një muaj ai ndodhet në një burg të sigurisë së lart në vend dhe konsiderohet si njeriu kyç për atentatin ndaj Florenc Çapes dhe Bledar Muçës në qershor 2016.

Implikimi i tij në këtë ngjarje u bë nga gjurmët e ADN-së të gjetura në një palë rroba, të cilat Hasanpapaj i kishte hequr pak pas atentatit në oborrin  Gjykatës së Elbasanit.

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *