• |
ide | kryesore

Si e shpërfilli sot kryeprokurori Llalla ish-ministrin Saimir Tahiri

Arkiva, Të fundit



Publimi i përgjimeve të Moisi Habilajt nga mediat italiane ku përmendej edhe emri i ish-ministrit Tahiri, ka shkaktuar një valë të fortë reagimesh në vendin tonë.

Paradite, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika zhvilloi një takim me kryeprokurorin Llalla në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ku kanë biseduar për rreth 1 orë. Mënjëherë pas këtij takimi ka qenë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ai që nxitoi të kërkonte një takim me Adriatik Llallën.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord të takohen në orën 12:30 në zyrën e Kryeprokurorit Llalla. Ndërsa ora po ecte, ish-ministri i Brendshëm nuk u pa të hynte në godinën e organit qendror të akuzës, por ndërkohë lajmëroi edhe një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, duke qenë se nuk mundi të siguronte një takim me Llallën.

Ky i fundit ka refuzuar ta takojë duke i çuar mesazh Tahirit se nuk do ta priste. Zyra e shtypit e kryeprokurorit u kujdes të sqaronte se takimi nuk mundi të zhvillohej për shkak të angazhimeve të zotit Llalla, por Lapsi.al mësoi se Llalla nuk e takoi Tahirin sepse e cilëson si të dyshuar këtë të fundit.

Tahiri tashmë nuk ka asnjë mbështetje dhe kryeprokuroria ka vendosur ta shmangë një takim me të ditën e sotme. Duke e gjetur vetën të braktisur nga të gjithë, edhe nga vetë Rama që deri dje e mbronte me çdo mjet, Tahiri ka lajmëruar një dalje për median, ndoshta me shpresën se do ta pastrojë sadopak figurën e tij para publikut.  

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *