• |
ide | kryesore

Humbja në Katalonjë, Gazeta “Marca”: ka filluar kriza tek Reali, titulli larg

Arkiva, F1, Sport



Real Madriti pësoi një humbje turpëruese sa politike po aq edhe sportive në katalonjë kur u mund 2:1 nga Girona. Menjëherë pas kësaj disfate që e ka larguar së tepërmi realin nga Barcelona duke e renditur në vend të tretë me 20 pikë, trajneri Zinedin Zidan është treguar optimist: “Diferenca prej tetë pikësh me Barcelonën? Reali mund të rikthehet. Ne do të kemi ditë më të mira. La Liga është shumë e gjatë prandaj nuk jam aspak i brengosur për këtë diferencë. Rivalët do të humbasin pikë”, tha dje Zidane.

Mirëpo sipas një sondazhi të gazetës madrilène MARCA vetëm pak prej tifozëve të “Los Blancos” janë optimist për të ardhmen.

Në pyetjen se a mundet ende Reali ta fitojë La Ligan, 72 % e votuesve janë përgjigjur “JO” dhe vetëm 28 për qind e tyre mendojnë se do të përmbysin gjithçka.

Kjo është një situatë e vështirë për Zinedine Zidane pasi sipas MARCA-s, Madridi kurrë nuk e ka fituar snjëherë titullin kur ka qenë tetë pikë prapa liderit në La Liga.

Këtë sezon reali ka 6 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Statistikat tregojnë se Real Madridi i Jose Mourinhos ishte në një situatë të tillë vite më parë saktësisht pesë muaj pasi ishte shpall kampion (2012), tetë pikë prapa Barcelonës me vetëm 20 pikë të grumbulluara pas 10 javëve.

Atë edicion, i fundit për Jose Mourinhon në “Santiago Bernabeu”, Reali përfundoi prapa Barcelonës me 15 pikë.

Në sezonin 2006/07, Real Madridi i Fabio Capellos gjithashtu kishte grumbulluar vetëm 20 pikë pas 10 ndeshjeve, por ishte vetëm tri pikë prapa Barcelonës, që kishte grumbulluar 23.

Kjo është një situatë e vështirë për Zinedine Zidane pasi sipas MARCA-s, Madridi kurrë nuk e ka fituar titullin kur ka qenë tetë pikë prapa liderit.

Paraqitja jo e mirë e madrilenëve e ka shndëruar edhe ikonën e tyre Ronaldo në një subject talljesh.

Në karikaturën e publikuar nga “Eurosport” (foto lart), Cristiano Ronaldo është personazhi kryesor, i cili nuk bëri paraqitje të mirë pasi duket se e ka mendjen te “Topi i Artë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *