• |
ide | kryesore

Hetimet ndaj trafikut të drogës/ Sekuestrohen 6 prona të vëllezërve Habilaj në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Vlorë ka sekuestruar 6 prona të vëllezërve Habilaj në këtë qytet. Këto sekuestrime janë bërë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj grupit kriminal të trafikut të drogës.

Mësohet se pronat e sekuestruara janë në pronësi të Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, të cilët dyshohen se kanë pastruar paratë e veprimtarisë kriminale. Vendimi për këtë sekuestrim është marrë nga Gjykata e Vlorës ditën e djeshme.

Pronat e sekuestruara janë:

 -Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.

 -Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.

 -Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

 -Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2, në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H.

 -Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M.

 -Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj. 

Ndërkohë nga vëllezërit Habilaj, Moisi Habilaj ndodhet i arrestuar nga policia italiane, ndersa vëllai i tij Florian Habilaj është i shpallur në kërkim. Pas publikimit të dosjes nga pala italiane, në Shqipëri ka nisur gjithashtu hetimi ndaj tyre, ku i dyshuar si i implikuar është edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *