• |
ide | kryesore

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Manhattan, thërriste “Allahu Akbar” (Foto)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ky është autori i dyshuar për sulmin e ndodhur mbrëmë në një nga zonat më të njohura të New York-ut, në Manhattan. I riu quhet Sayfullo Habibullaevic Saipovm, 29 vjeç dhe është me origjinë nga Uzbekistani. Ai jeton në SHBA që prej vitit 2010-të dhe ekzaktësisht në Tampa, në Florida. Ai hyri mes turmës së njerëzve, me një kamionçinë duke vrarë tetë persona e plagosur rëndë 15 të tjerë, ndërsa dëshmirtarët në vendngjarje e dëgjuan të thërriste “Allahu Akbar”.

Masakra ndodhi sot në orën 15:00 me atë lokale mes rrugëve Hudson e Chambers, në afërsi të Qendrës Botërore të Tregtisë. Agresori përdori një kamionçinë me ngjyrë të bardhë për të marrë përpara ciklistë e këmbësorë, e në fund u përplas me një autobus shkolle, ku la të plagosur dy nxënës dhe dy të rritur. Më pas ka zbritur nga kamionçina, në duar mbante dy armë, një pistoletë të rreme dhe një tjetër të vërtetë dhe ka nisur të qëllojë me armë.

Fatmirësisht agjentët e policisë e kanë neutralizuar në kohë duke e plagosur në këmbë. Konfirmimi që bëhet fjalë për një sulm terrorist erdhi nga kryebashkiaku Bill de Blasio, i cili foli për një akt “të turpshëm që kishte si shënjestër njerëz të pafajshëm”.

 



1 Comment

  1. tu vihet tela me gjemba vende qe prodhojn kesi monstra,qe i bie edhe shqiperis e kosoves pos vlaut te rames erdogan.nu i duhen jerzve keta pos diktatorve arab,putinve,rames,thaqit ,erdogan etj ndryshe nuk do i toleronin.ku esht droga e kanabisi,kriminelet si thaqi,rama,habilajt,balla jan edhe monstrat myslimane gjoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *