• |
ide | kryesore

Dalin në ankand letrat e shkurorëzimit të Elvis Presley-t

Paparazzi, Slider



Dokumentet e divorcit ndërmjet Elvis Presleyt dhe gruas së tij, Priscilla, janë shitur në një ankand në Angli gjatë fundjavës. Letrat janë shitur për 20.000 funte (22.500 euro).Në shtator të vitit 1959, asokohe si 24 vjeçar dhe yll i muzikës, Elvis u njoh me Priscillan, vajzën e një zyrtari të aviacionit ajror në Wiesbaden të Gjermanisë. Gjatë kohës qe Presley qëndronte në Gjermani, ata filluan të shoqëroheshin shpesh, dhe më pas Priscilla u vendos në shtëpinë e Mbretit të rokenrollit në Tennessee

.Tetë vite më vonë, ata u martuan në një ceremoni në Las Vegas.Çifti u shkurorëzua më 15 gusht të vitit 1972, ndërsa në dokumentet e divorcit, Elvis kishte nënshkruar se ia linte ish-gruas Mercedesin nga viti 1971, motoçikletën Harley Davidson dhe 100 mijë dollarë.Po ashtu, ajo do të merrte edhe gjysmën e tri rezidencave në Beverly Hills, Los Angeles dhe Palm Springs.Ata kishin jetuar ndaras nga shkurti i vitit 1972, mirëpo shkurorëzimi ishte finalizuar në gusht të atij viti.“E braktisa, sepse më duhej kohë që ta kuptoja se si ishte bota. Të them të drejtën nuk e dija se kush isha”, kishte deklaruar Priscilla për USA Today pas ndarjes nga Presley.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *