ide | kryesore

Italia mbetet jashtë Kupës së Botës “Rusi 2018”

Kryesore

Nuk i mjaftuan 90 minuta Italisë për të përmbysur humbjen 1-0 ndaj Suedisë në ndeshjen e parë. Italia është tashmë jashtë botërorit të Rusisë. “Azzurrët” morrin një disfatë historike. Kishte ndodhur vetëm në botërorin e vitit 1958 që Italia nuk ia kishte dalë të shkonte në botëror ndërsa në vitin 1930 nuk mori pjesë me qëllim për shkak të ideve fashiste. 14 herë pjesëmarrës më parë dhe 4 herë fitues i trofeut tashmë është jashtë. Mediat italiane thonë se do të ketë shumë pasoja duke nisur që nga trajneri Ventura. Titujt e tjerë janë: Turp! Zhgënjim!…
Ka dalë para kamerave i përlotur Gigi Buffon para kamerave pas eliminimit nga Kupa e Botës. Kapiteni dhe emblema e Italisë kërkoi falje.
“Më vjen keq jo për veten, por për momentin. Kemi dështuar në diçka që mund të ishte e rëndësishme në nivelin social. Ky është hidhërimi dhe pengu që kam. Koha ikën dhe duhet të ketë edhe tërheqje, por më vjen keq që gara ime e fundit në kombëtare të ishte eliminimi nga Botërori” – thotë kapiteni i Italisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu