Ai tashmë po mundohet të rifitojë dashurinë e Selena Gomez dhe siç duket gjërat janë në rrugën e duhur. Por kjo nuk e pengon Justin Beber të flirtojë me femrat e bukura.Një gjë e tillë ka ndodhur në Beverly Hills teksa po priste makinën e tij në dalje të hotelit, ashtu siç edhe vajza që kishte në krah. Këngëtari 23 vjeçar është fotografuar nga Daily Mail duke folur me vajzën e panjohur dhe për asnjë moment buzëqeshja nuk është larguar nga fytyrat e tyre. Justin ishte veshur me të shkurtra dhe një kapele, ndërkohë që bukuroshja ishte veshur me të zeza.