• |
ide | kryesore

EMRAT/ Cilët janë kandidatët më të përfolur për vendin e Llallës

Lajme, Të fundit

Në emisionin Të Paekspozuarit, gazetarja Klodiana Lala solli emrat që përfliten si pasues të Adriatik Llallës në organin e akuzës me propozim dhe votim të Partisë Socialiste.

“Emri më i përfolur ditët e fundit është prokurori i Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi” – tha ajo. Duke cituar burime të saj, Lala tha se në listë edhe edhe Enrik Ligori, prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme. Ligori është bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Shegushe Ligori.

Emri i tretë që përmendi gazetarja, është Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Këtë të enjte Kuvendi shpalli vakancën për vendin e Prokurorit të Përgjithshëm. Opozita thotë se kjo është antikushtetuese, por mazhoranca duket e do të ecë në rrugën e saj. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu