• |
ide | kryesore

Përballja/ Çfarë tha Saimir Tahiri kur nxori përgjigjen nga prokuroria e Katanias

Arkiva



Vetëm 3 ditë pasi u publikua dosja e përgjimeve të prokurorisë së Katanias për bandën e Habilajve të cilët kishin trafikuar sasi të mëdha kanabisi drejt Italisë Saimir Tahiri doli në konferencë për mediat nga kryesia e Kuvendit. Ish-ministri i Brendshëm ndori para medieve një dokument të marrë sipas tij nga prokuroria e Katanias. Në 24 tetor Saimir Tahiri thoshte se kishte pyetur prokurorinë e Katanias nëse ai ishte nën hetim dhe sipas dokumentit që ai u serviri medieve ndaj tij nuk kishte asnjë lloj ndjekjeje penale.
“I komunikohet kërkuesit Saimir Bashkim Tahiri, lindur në Shqipëri në datën 30/10/1979, nuk rezultojnë, deri në datën e kërkuar, nisje hetimesh nga Prokuroria që lëshon dokumentin” – thuhej në dokumentin e nxjerrë nga Tahiri.
Këtë të mërkurë TCH konfirmoi nëpërmjet një tjetër dokumenti një tjetër përgjigje nga prokuroria italiane. “Prokurori nuk e sheh të arsyeshme të përgjigjet” – ishte përgjigjja e saj. Ajo që ka ngritur dyshime ishte vërtetësia e dokumentit të sjellë nga Tahiri pasi është dukshëm i ndryshëm nga i pari. Kjo ka shtuar pikëpyetjet mbi çështjen duke shtuar dyshimet se ndaj Tahirit mund të ngrihet një çështje penale në Itali.
Por çfarë tha në atë kohë Saimir Tahiri.
“Unë sot jam një qytetar pa asnjë lloj pushteti dhe si i tillë, me një kërkesë sigurova një dokument të thjeshtë nga Prokuroria e Katanias, që thotë se shtetasi Saimir Tahiri nuk rezulton të ketë pasur ndonjë procedim penal nga Prokuroria e Katanias. Pra Prokuroria e Katanias, që ka hetuar për 4 vjet këtë grup kriminal që kërkon të më lidhë Prokuroria shqiptare, nuk ka gjetur asnjë provë për të nisur hetim ndaj meje. Atëherë si ka mundësi që Prokuroria jonë, brenda 48 orëve, me shkrime dhe letra nëpër media, kërkon arrestimin tim? Thanë se prisnin letra nga Italia. Unë jam shumë dakord, pres edhe unë të bëhet e vërteta. Por kaq të vështirë e kishte Prokuroria të merrte një përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Katanias, të cilën unë e mora për 48 orë?” – tha Tahiri.
Në fund Tahiri u betua se do t’i shkonte “të vërtetës deri në fund”. Problemi është se fundi mund të jetë i hidhur…©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *