• |
ide | kryesore

U fol se nuk deshi të hynte në fushë, Isco: Mjaft hodhët m*t!

Sport



Mesfushori i Real Madrid, Isco ka hedhur poshtë lajmet se kishte refuzuar të ngrihej për të bërë nxehjen për të hyrë në fushë në ndeshjen me Barcelonën në “Santiago Bernabeu”. Spanjolli u la jashtë formacionit startues nga Zinedine Zidane. Ai nuk u fut në fushë as si zëvendësues.

Ai u pa duke u nxehur bashkë me Marco Asension dhe Gareth Bale pasi Barça kaloi në epërsi në fillim të pjesës së dytë, por trajneri Zidane futi në lojë Nacho Fernandezin kur Dani Carvajal u ndëshkua me karton të kuq. Pas këtij momenti, disa media spanjolle shkruan se Isco nuk ishte vazhduar më me nxehjen dhe ishte ulur në stol ndërsa Zidane futi në lojë Bale dhe Asencio.

“Mjaft hodhët mut. Dy lojtarë të skuadrës sime po futeshin në lojë… nuk e paskam ditur se mund t’i bëjmë 4 zëvendësime” – shkroi Isco në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *