• |
ide | kryesore

VIDEO/ ‘Le Monde’ filmon kravatat për talljen e Haradinajt

Syri i Lapsit

Protesta atipike e një dite më parë në Prishtinë, ku disa aktivistë vendosën 200 kravata te muri rrethues i qeverisë së Kosovës, ka marrë vëmedjen edhe të mediave ndërkombëtare. Prestigjozja franceze, ‘Le Monde’, ka publikuar videon e kësaj proteste, e cila në fakt ironizonte qëndrimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ky i fundit,  kur u pyet se pse kishte çuar pagën  2950 euro, duke e bërë atë më të lartën në rajon, ai u justifikua duke thënë se “S’mundem gjithqysh me dalë, obligona për një kravatë, një këmishë”. Kjo e shtyu artistin Kushtrim Mehmeti që të nisi një “aksion humanitar” për të mbledhur kravata dhe për t’ia dhuruar kryeministrit. Plot 204 të tilla iu dërguan dje Ramush Haradinajt para zyrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu