• |
ide | kryesore

Atentat me armë zjarri në Kamëz, plagoset rëndë një person

Lajme, Të fundit



Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në zonën e Institutit, në Tiranë. Për pasojë janë plagosur tre persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se njëri prej personave të plagosur është shtetasi Korab Peposhi, rreth 40 vjeç, me origjinë nga Kukësi, ndërsa janë dëgjuar mbi 7 krisma.

Nga informacionet e para, dyshohet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Institutit, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.

Nga ana tjetër, forca të shumta të ‘Shqiponjave’ janë vënë në ndekje të autorit ose autorëve dhe bën me dije  identitetin e njërit prej tyre. Ai quhet A.Rushi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *