• |
ide | kryesore

Kapet 22-vjeçari nga Divjaka, qëlloi me armë zjarri 14-vjeçaren

Lajme



Policia e Divjakës ka bërë të mundur kapjen e një 22-vjeçari, i cili kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një vajze 14 vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë i shtetasin Bajram Krasniqi, 22 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë.

Në datën 10.01.2018, në fshatin Babunjë, për motive të dobëta, ai ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një shtetaseje 14 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u gjetën e sekuestruan 3 gëzhoja arme zjarri automatik model 56.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *