• |
ide | kryesore

Margot Robbie: Situata më e sikletshme me bashkëshortin tim

Paparazzi, Slider



Margot Robbie dhe partneri i saj Tom Ackerly janë martuar gjatë muajit dhjetor. Më pas ata janë nisur për muaj mjalti në Tahiti ku dhe ka treguar një eksperiencë paksa të sikletshme. Një pasdite në Tahiti, Robbie dhe Ackerly kishin vendosur të shkonin në palestër, por bashkëshorti i saj nuk ka pasur veshjen e duhur, kështu që ka zgjedhur një palë pantallona të shkurtra. Robbie ka treguar në “Ellen Tv Show”, se teksa ai kishte hipur në biçikletë nga pantallonat e shkurtra i dukej çdo gjë. Kjo situatë ka qenë fillimisht komike dhe çifti e ka marrë me sportivitet, por është kthyer në një situatë të sikletshme teksa ata janë përballur me ish-Presidentin Barack Obama. “Ackerly po përpiqej të mbulohej, ndërkohë që Obama po afrohej.”- ka thënë Margot duke qeshur. E më pas kjo batutë është pasuar nga Ellen DeGeneres e cila ka thënë: “Obama, De Rossi dhe DeGeneres në palestër, ndërsa burri yt përpiqet që të mos i bllokojë ata me pamjen nga pantallonat e shkurtra, kjo duket si një ëndërr e keqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *