• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gafa në ndeshjen e PSG-së, pezullohet teknologjia në fushë

Sport

Për shkak të shumë gabimeve të bëra në ndeshjen mes Amiens dhe PSG, Liga franceze vendosi të ndërpresë përdorimin e teknologjisë në fushë. Gabimi më i rëndë u bë nga ajo që njihet si “goal line technology”, sistemi që shërben për të verifikuar nëse topi e ka kaluar vijën e bardhë të portës.

Një goditje me kokë nga Rabiot e kaloi komplet linjën e portës, por sinjalizuesi elektronik nuk funksionoi. “Edhe në sfidën Angers – Montpellier ora e gjyqtarit dha gabimisht sinjal” – tha drejtori i ekzekutiv i Ligës Franceze të Futbollit, Didier Quillot ndërsa njoftoi pezullimin e teknologjisë. ©LAPSI.al 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu