• |
ide | kryesore

Sa i sinqertë është Rama në dialogun me Athinën

1, 2, Ide

Bisedimet greko-shqiptare, ku palet pranojnë përmirësimin e admirueshëm të marrëdhënieve bilaterale, po shoqërohen ditët e fundit, vëçanërisht në Shqipëri me reagime të shumta dhe të ashpra. Leximi i kujdesshëm i tyre lejon të kuptosh se bëhet fjalë për një “shqetësim” bezdisës në disa plane dhe pavarësisht se nga pikëpamja parimore është nonsens të kundërshtosh përmiresimin e marrëdhënieve.

Pika e ujit që shkaktoi derdhjen e gotës në këto zhvillime ishte deklarata e Kryeministrit grek A. Cipras pas takimit në Davos me Kryeministrin Rama për përparim të admirueshëm pozitiv në marrëdhëniet greko-shqiptare, duke lene hapur të kuptohet se Greqia nuk do te bëhet pengesë për Shqipërinë në hapjen e negociatave të vendit kandidat në BE. Duke njohur sado pak natyrën e kryeministrit grek, historinë e ballafaqimeve të tij epike me të fortet e BE-së, kupton se entusiazmi i tij me Ramën lidhet me ndërrimin e kursit të Ramës nga kryesues i nacionalizmit antigrek në bashkëbisedues për zgjidhjen e çështjeve të tilla si marrëveshja e detit, e cila kishte ngecur për arsye të nënshtrimit të logjikës së interesit të përbashkët tek nacionalizmi i sëmurë, apo për interes të të treteve !

Në fakt artikulimi nga të dyja palët për një zgjidhje të marrëveshjes së detit, (qoftë edhe pse i paqartë, ashtu si mbajtja sekret i brendisë së të gjitha bisedimeve), i ka shndëruar dialogun dypalësh në ballafaqim të tensionuar të brendshëm.

Deklarata e Ministrit të Jashtëm Grek se gjeti gjuhën e përbashkët me Tiranën për zgjerimin e vijës së ujrave territoriale të Greqisë në 12 milje, konsiderohet në Shqipëri si një tradhëti më e madhe se ajo e 2009. (!) Në fakt zbatimi praktik i interpretimeve në Shqipëri, nuk mund të ndodhë për shkak të distancave më të vogla midis brigjeve të të dy vendeve. Ndërsa, duket se egziston një konceptim tjetër, për të cilin Tirana hesht dhe Greqia nuk jep shpjegime.

Në qarqe të ndryshme greke kjo konsiderohet si një tërheqje pa takt i qeverisë greke. Argumentohet se marrëveshja e re, e cila do të kënaqë pretendimet e Tiranës për “padrejtësitë ndaj saj” në marrëveshjen e 2009, ndërkohë që ajo nuk cenonte interesat shqiptare në asnjë drejtim; se kjo marrëveshje “e re”, mund t’i kalojë Shqipërisë sipërfaqe deti që i takojnë Greqisë; dhe ajo që ka më shumë rendësi politike dhe kombëtare, thuhet në Greqi, pretendimet shqiptare ngjasojnë si dy pika uji me ato turke në detin Egje dhe një tërheqje e tillë nga pala greke do të krijojë precedentë të rrezikshëm edhe me Turqinë.

Në fakt, nëse pretendimet vërtetohen, kjo më shumë duhet konsideruar si një terheqje greke për t’i krijuar mundësi Ramës për të shpëtuar nga ngërçi që vetë ia krijoi vetes me Gjykatën Kushtetuese, për marrëveshjen e 2009-ës, pasi pavarësisht vendimit të kësaj Gjykate, i respektueshëm në parim, përmbajtja e tij nuk ka asnjë argument dhe fakt që të mundësojë marrjen e këtij vendimi.

Momenti i dytë që duhet dalluar në realitetin e bisedimeve, është ekspasioni mediatik i vetë protagonistëve në bisedime, sidomos nga pala shqiptare, për të bindur publikun për drejtësinë e qëndrimeve të tyre, të cilat mbahen edhe sekret, edhe publikohen. Eshtë për të venë re këtu se pala shqiptare i mëshon argumentit të përfitimit të Shqipërisë nga këto bisedime, duke anashkaluar ose shpërfillur parimin e interesit reciprok.

Elementi tjetër sfidues i këtyre bisedimeve është fakti që përpjekja për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve po shndërrohet reciprokisht në problem të brendshëm politik ose etnik të çdo vendi. Kjo i ka detyruar palët të bëjnë lëshime njera tjetrës, si fakte për të bindur kundërshtarët se ndryshku po shkundet.

Kjo tregon se ajo që deklarohet për dialog të sinqertë dhe përparim spektakolar në marrëdhëniet midis dy vendeve nuk përbën realitet. Dhe nuk mund të ndodhë ndryshe, kur dihet se pikënisjet e secilës palë në këtë dialog janë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, pikënisje që në fund të fundit, pavarësisht nga taktikat, derivojnë në strategji të ndryshme dhe të kundërta.

Pala greke u nis nga pozita e superioritetit që i jep statusi i vet në strukturat euroatlandike dhe me synimin që të zgjidhë problemet me fqinjët cilado qofshin ato. Ajo shpreson se një lëvizje e tillë, së bashku me sinjalet pozitive për daljen nga kriza e stërgjatur ekonomike, do t’i sigurojnë një avantazh rolit të vet në Ballkan. Nga ana tjetër shpreson se me këtë mënyrë do t’i heq nga dora çdo armë fqinjëve, sidomos Shqipërisë, në lidhje me ambicjet dhe retorikën nacionaliste.

Pala shqiptare u nis nga pozita thellësisht nacionaliste, që kishte si frymëzim antihelenizmin, të inspiruar shpesh personalisht nga kryeministri. Kjo përbën për palën shqiptare një piruetë dhe nuk është e vështirë për të kuptuar se lidhet me qëllime afatshkurtra politike të Tiranës, siç është hapja e negociatave të vendit kandidat për në BE, proces në të cilin edhe Rama e ka provuar se faktori Greqi është i rëndësishëm. Në fakt bëhet fjalë për një qëllim strategjik të vendit, por që qeverisë i duhet me urgjencë si një kartë suksesi, të rritjes së kredibilitetit të rënë në publik dhe çarmatosjës së opozitës në ashpërsimin e luftës politike. Këtu duhet kërkuar edhe një nga arsyet e ashpërsimit të debatit për rezultatet e bisedimeve dypalëshe.

Në këtë prizëm, Tirana, të paktën në ligjerim mediatik, përpiqet nga njëra anë t’i tregojë palës greke se klima e mirëbesimit është e dhenë. Nga ana tjetër t’i mbush mendjen opinionit publik vendas se nuk bën asnjë lëshim apo devijim nga rruga e egocentrizmit nacionalist. Varësia nga kjo mendësi nuk është thjeshtë se e bën më të ndjeshme ndaj presionit të brendshëm. Por i imponojnë mashtrime të tilla që çuan palën greke, të arrijë brenda muajit të mjaltit midis tyre, të përgënjeshtrojë zyrtarisht Tiranën dha ta këshillojë atë të ketë kujdes .(!) (Rasti i pretendimit nga Tirana se pjesë e bisedimeve është edhe problemi çam).

Një qëndrim i tillë abuzues krijon nga ana tjetër një precedent jo pak të rrezikshëm. Vetë Kryeministri, ministri i EPJ, apo dhe faktorë të tjerë pranë tyre, po trumbetojnë më të madhe se arritje të tilla siç është abrogimi i ligjit të luftës i palës greke, (pavarësisht nga formula që do të zgjidhet, që edhe për palën shqiptare të quhet i abroguar ligji i saj i luftës së qërshorit të 1940), do të çojë në përfitime të mëdha pasurore dhe monetare të qytetarëve shqiptarë që arrijnë në disa dhjetra miliardë dollarë. Po krijohet një situatë tjetër shprese për pasurim të shpejtë dhe të papritur të shqiptarëve, të shoqëruar me një ndjenjë në rritje revanshizmi pa arsye ndaj Greqisë. E thënë ndryshe kjo do të thotë se kur këto shpresa do të shuhen, pasi të jenë konsumuar dhe shumë energji, të ushqehet edhe më shumë nacionalizmi antihelen.

Në Greqi flitet tashmë hapur se Tirana, për të fituar përkrahjen greke në arritjen e qëllimeve imediate politike të saj, hapjen e ngociatave të vendit kandidat për në BE, bën të njejta lëshime si qeveria e saj parardhëse para dhe me 2009. Premton, bën ndonjë lëshim të cilin mund ta tërheqë sapo ta arrijë qëllimin e vet etj. (Flet për këtë fakti i përpjekjës për të minimizuar rendësinë që ka për Greqinë, çështja e prehjes së eshtrave të ushtarëve grek rënë në luftën italo-greke me 1940-41 në tokën shqiptare). Në këto kushte Athina tregon se nuk do të lëjojë kësaj here që të sfidohet. Që do të thotë akoma se në vija të përgjithshme, përpjekja për të zgjidhur problemet e së kaluarës do të shoqërohet me krijimin e një zinxhiri të ri problemesh dypalëshe, të paralajmeruara qartazi që tani nga autoritetet shqiptare. (Ky shkrim është përgatitur për Lapsi.al)

12 Comments

  1. Rama nuk ka sinqeritet me shqiptaret. Ky eshte problemi. Ka bere po ate marrveshje apo pakt detar qe dikur e kundershtonte. Sipas midese grekeve. Jo me kot greket e vune te kerceje vallen e tyre ne Krete ate pederasin me syze, Ditmiren. Po lepijne gjithcka kane vjellur kur ishin ne opozite per ate pakt detar. Por, natyrisht, hiqen sikur po berjne tjeter. Te ndihmuar dhe nga ato uturaket e tyre mediatike qe i qendrojne pas bythes te gatshem ti sheqerosin ato bajgat qe leshon ky pushtet

  2. ku e keni fshehur kalin e trojes. kush do jete brenda tij per tradhetite e medha. supermacia euroatlantike e greqise nuk i jep te drejten te zhvase nepermjet varrezave te ushtareve , detit etj. shqiperia si anetar i natos nuk kA PSE SHQETESOHET PER LIGJIN E LUFTES. NE GREQI JANE MBI 600.000 SHQIPETARE QEPUNOJNE ME DJERSEN E BALLIT SE KESHTU I KATANDISI GANGRENA TRADHETARE E KOMUNIZMIT. prioritet ceshtja came.

  3. Lexojeni pak me mire vendimin e Gjykates Kushtetuese zoteri perpara se te thoni qe nuk ka asnje argument dhe fakt qe ta vertetoje kete vendim.
    Jane njerez si puna jote qe u perpoqen ta shesin sapunin per djathe ne 2009. lexoji konventat, lexoji rregullat dhe mos na bej analize injorantesh dhe te na shesesh vendimin e 2009 si fitore.
    Na mbyten analistet e shitur dhe ngordhesirat qe per nje grusht leke vene shesin veten, harram e pac buken e ketij vendi.

  4. Plotesisht dakort me “Shqiptarin” siper. Sesi mund te quhet e drejte nje marreveshje qe i jep te njejten rendesi nje maje shkembi qe del vec 2 here ne dite ne siperfaqe me bregun e Sarandes vec Barka e di. Greqia eshte me superiore se Tirana ne bisedime dhe sigurisht qe do perpiqet ta terheq litarin nga vetja, por shifni nderrimin e diskursi te Fejzo dhe co. Ata qe deri dje benin si europianiste dhe etiketonin si nacionaliste te semure te gjithe ata eksperte qe shpreheshi se ndarja e 2009 ishte tejet e padrejte per Shqiperine tani befas ju eshte mprehur sensi i nacionalizmit se mos i behet ndonje padrejtesi Shqiperise ne negociata (dhe bejne sh mire) vecse jane te pasinqerte.

  5. Zoti Ambasador Lu,

    Klasa politike Shqiptare me trurin e sajè primitiv mbahet e vèmendeshme, shtyhet te bèjnè atè qe eshte e nevojshme per te mbijetuar, dhe i garanton agresivitetin qè i nevojitet per te kryer projektet e tyre kunder rreformes ne drejtesi, praktika qe po verifikohen çdo dite!

    Kjo klase politike ka demostruar se nuk mundet t’u japin zgjidhje çeshtjeve te rendesishme per vendin.

    Dhe kjo klase politike perfaqeson pjesen me te erret te shoqerisè Shqiptare !

    Ju lutem izoloni keta njerez qe dèmtojnè rendè interresat Shqiptaro-Amerikane !

    Me rrespekt,

    Z.B.

  6. Marredheniet Shqiptaro – Greke nuk kane qene asnjehere te permiresuara, koha ka sjellur here pas here qe disa gjera te ecin ne nje menyre apo nje tjeter. Shqiperia qe tja kujtojme mire ketij zoterise u coptua ne 1912 dhe ndaj Shqiptareve te Cameresise dhe Kosoves u bene masakra nga me te pa imagjinueshmet, po ashtu me heret 1844 doli Mega Idea dhe kjo nga Greket dhe jo nga Shqiptaret. Ata Shqiptare qe themeluan Greqine juve e sot e kesaj dite nuk i quani Shqiptare por shtetas te Perandorise Osmane shih themeluesin e pare te Bankes Greke, themeluesit e parlamentit te pare Grek etj. Ju ju ze temerri nga Ceshtja CAME ky eshte fakti, pse rrefuzon Greqia ta njohi e thjeshte sepse borxhi Greqis nuk do ishte me -186% por do te shkonte – 300% vec nga kompensimi i CAMEVE. Greqia nuk e ka pare asnjehere Shqiperine si alternative kurse fatkeqesisht Maskarenjte qe kane drejtimin e vendit tim nuk kane gjykuar me mendje te ftohte ndaj Greqise por jane bere pale me interesat e Greqise ne Shqiperi. SHQIPTARE ME GREKUN NUK DUHET TE SILLEMI ME AGRESIVITET DUHET TE JEMI ME TE FTOHTE DHE ME HILEQAR SE AI DUHET TI MASIM FJALET SIC FUTET PERI TEK FIJA GJILPERES DHE ME PAS TA CPOJME ATY KU NDJEN ME SHUME DHIMBJE. SOT SHQIPTARET E CAMERISE DUHET TE NGRIHEN NE PROTESTA ME THONI NESE KA SKADUAR TRAKTATI MIQESISE DHE GREQIA KA NJE LIGJ LUFTE A JEMI SOT NE LUFTE ME GREQINE ? PO JEMI ATEHERE TE TREGOJME QE NUK JEMI DELE DHE NE DJALL TE SHKOJ BE ME TE GJITHE POLITIKANET TANE MASHTRUESA SOT DUHET TE MBROJME VETEN NGA KETA SI PUNA KETIJ TE PAUDHI QE NA SHKRUAN DHE TE TREGOJME SE CESHTJA CAME ESHTE ATY ME HIR APO PAHIR AJO NUK ZHDUKET APO VDES SIC DUAN GREKET POR DO TE JETOJ SA TE KETE SHQIPTAR DHE BIR SHQIPTARI QE NUK E SHESIN SHQIPERINE PER BIZNESET ME GREQINE

  7. Që Ramës vërtetë nuk i besohet në patriotizmin e tij, kjo nuk do shumë mend për ta kuptuar.
    Por ama askush nuk të beson ti o z. Barka se të ha vërtetë meraku për shtetin shqiptar apo qoftë edhe për shqiptarët si komb, ndonëse je lindur e rritur në Shqipëri.
    Shqiptarët kanë plotësisht tëdrejtë të urrejnë, mjafton që publikisht i del në mbrojtje Napolon Zerves, kriminelit sadist që ka vrarë me duartë e tij qindra fëmij, gra e pleq të pafajshëm shqiptarë.
    Nuk mund të denoj gjithë popullin grek për krimet shtetërore që i janë berë shqiptarëve nga soji i Napoleonëve grekë, por ama duhej të të vinte sëpaku turp, që i trajton kolektivisht gjithë shqiptarët e Çamërise, që ti e quan “Thesproti”, si bashkëpuntorë të nazizmit. .
    Nuk mund të gjesh asnjë budalla në botë që të besojëe se Napolon Zerva, e vërtetuar me fakte se ka qenë vete një bahshkëpuntor i nazistëve, paskej pasur të drejtë të masakrojë fëmijë shqiptarë nga 1 deri në 6 vjeç, si bashkëpuntorë të nazizmit.
    Qe bën patriotin si grek, nuk ta mer kush për keq.
    Bile ju bëj thirrje shqiptarëve që të jënë aq patriotë si ty.
    Por që ti dalësh në mbrojte genocidit masiv ndaj shqiptarëve çamë, vëtëm për t’ju a rrëmbyer këtyre pasuritë, ky nuk quhet më patriotizëm por nazizëm e banditizëm kriminal.
    Ore zotëria grek Barka !
    Ti ke lindur e je rritur në Shqipëri e askush nuk është marë me bindjet e tua politike, të majta apo të djathta. Në Shqipëri ka deri universitete në gjuhen greke e politikanë me origjinë greke kanë qenë edhe funksionarë të lartë shteti, jo vetëm sot, por edhe në kohën e diktaturës.
    A mos shqiptarët e sotshëm por edhe arvanitasit nuk paskan dashur që të kenë shkollat në gjuhën e tyre apo që të marin pjesë në udhëheqjen politike të Greqisë ?
    Është një fakt i pamohueshëm historik, se udhëheqës te revolucionit grek që solli pamvarësinë nga Turqia, më së shumti kanë qenë arvanitas.
    Më gjej një shtetas grek sot me origjinë shqiptare që të jetë në parlamentin apo qeverinë greke e ta deklarojë veten shqiptar. Nuk e bën askush jo se nuk do, por nuk guxon se përfundon si shumë shqiptarë të tjerë më parë.. Sa emigrantë shqiptarë ka Greqia ?Mbi 500 mijë të njohur legalisht, pa llogaritur ndoshta nja 100 mijë që u detyruan të regjistrohen me fe ortodokse e emra grekë, gjë që nuk ka ndodhur me emigrantët në asnjë vend antar të BE.
    Ti zoteria Barka flet lirshem në mediat shqiptare duke akuzuar shqiptarët. Këtë e bëjne edhe politikanë grekë që kanë krijuar parti “minoritarësh” grekë e në parlamentin shqiptar mbrojne interesat e shtetit grek.
    Përse nuk të vete mëndja që të “kritikosh” shqiptarët në Greqi që nuk i kanë krijuar vetes këto të drejta sic keni ju në Shqipëri ?
    Sepse e di fort mirë që këto të drejta i ka mohuar arbitrarisht politika e shtetit grek.

  8. Eshte turp te botosh kesi artikujsh…Eshte njelloj sikurse te botosh artikujt e gazetes se “agimit te arte”…E dime qe doni te risni shikushmerine por ky eshte ofendim i gjithe shqipetareve…

  9. Lexoni o njerez se cthote barkaxhiu i gerkut , po te heqi gerku ligjin e luftes na u ngrika mendja ne shqiptareve per pasurim te shpejt ne kurriz te gerkut dhe me cfare ? me pronat qe gerku i ketij qirjes ja u sekuestroi dhe i perdori e beri rrush e kumblla per 90 vjete me rradhe dhe i perzuri si delet Camet. tani keto prona u konsiderokan nga barka si dhurate qe do u beka gerku nese heq ligjin e luftes.
    po barkes do thene qe zzgjidhja eshte kollaj nga ana e tiranes nese ne shqiptaret do ishim vene ne nje nivel me athinen dhe barken bashke.
    merri pronat barkes me shoke qe ndihen athinjote te thekur jepua cameve ne dropull e kudo deri ne himare. nise barken me shoke per kakavija me kockat e patridhjave te vet qe ti cojne te nenat e tyre ti qajne negerqi dhe ja u zgjidh 3/4 e problemit. na ngelet vetem deti se me token keto i rregullojn gjerat kollaj. nje ligj 7502 dhe zgjidhet kjo pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu