• |
ide | kryesore

Sot Real-PSG/ Çfarë po ndodh para supersfidës dhe formacionet zyrtare

Arkiva, Sport

Luhet sonte në mbrëmje në Bernabeu një nga supersfidat e ndeshjeve të para çerekfinale të Champions League. Reali i Madridit do të përballet me PSG-në. Do të jetë një ndeshje që për motive të ndryshme do të përcaktojë shumë për sezonin e spanjollëve dhe të francezëve.

Për Zidane do të jetë shansi i fundit për të qëndruar në trenin madrinist duke parë që titulli në La Liga tashmë është një çështje e mbyllur.

Në anën tjetër Neymar dhe Cavani janë thirrur për të treguar vlerat e tyre dhe justifikuar rrogat e majme.

Për trajnerin Emery është një detyrim shkuarja deri në fund të kompeticionit në mënyrë që të lërë të hapur konfirmimin në detyrë edhe për sezonin e ardhshëm.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID (4-3-3): Navas; Nacho, Varane, Sergio Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Isco, Benzema, C. Ronaldo. Tr: Zidane

PSG (4-3-3): Areola; Berchiche, Marquinhos, Kimpembe, Dani Alves; Rabiot, Verratti, Lo Celso; Neymar, Cavani, Mbappé. Tr: Emery

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu