• |
ide | kryesore

Aksident në Lushnje, makina tip Benz përplas për vdekje 42-vjeçarin

Lajme, Të fundit



Një person i cili po udhëtonte me biçikletë u përplas për vdekje nga një makinë tip Benz. Ngjarja ndodhi në Lushnjë, në një rrugë pranë fshatit Fier i Ri. Sipas policisë viktima është Agron Sema 42 vjeç nga fshati Rrapaj. Kurse drejtuesi i Benzit i cili u ndalua nga policia, eshte Serjan Arapi 32 vjeç.

Nga të dhënat e para viktima sapo doli nga një lokal në anë të rrugës dhe hipi në biçiklete kur makina e mori para. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes, kurse familjaret ishin të irrituar. Ata thanë se autombulanca shkoi me vonesë ne vendin e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *