• |
ide | kryesore

“Këmbeu gjakun e djalit me para dhe tha s’pyes për njeri”, Pavllo Mihali padit prokurorin e gjyqtarët e dosjes

Lajme, Të fundit



Pavllo Mihali, babai i 22-vjeçarit Marvi Mihali i cili u vra me thikë pas një sherri për një karikues telefoni në datë 31 korrik 2017 ka denoncuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin e çështjes Artan Lulaj, dy gjyqtarët Bedri Qorri dhe Sokol Pasho, dhe oficerin e policisë gjyqësore Kliton Zharri.

Report TV ka siguruar kallëzimin, ku Mihali akuzon se ata kanë marrë ryshfet për të liruar nga burgu 3 nga 4 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e djalit të tij.

Sipas tij, prokurori dhe gjyqtarët këmbyen gjakun e tij me shumat me para që morën. Në një pjesë të denoncimit, Pavllo Mihali shprehet se i kanë paraqitur provat prokurorit të cështjes, por sipas tyre ai u ka thënë se “kam gabuar, dhe ju shkoni ku të doni, se unë nuk pyes njeri”.

Letra e Mihalit me denoncimin i është dërguar edhe kryeprokurores Arta Marku, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Ambasadës së SHBA.

Në datë 11 maj u liruan nga burgu Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, ndërsa i vetmi që po qëndron në qeli është Dejvi Bitraj, i cili sipas Prokurorisë së Tiranës, rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin.

Pak ditë më parë u ndryshua prokurori i cështjes dhe dosjen e mori në dorë Gjergji Tako, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për 3 të rinjtë e liruar.

Ai kërkoi që të rikthen në burg, ndërsa pritet vendimi i gjyqtares Shefkie Demiraj.

Mbrëmjen e djeshme i ati i të riut që u vra u shpreh se nëse nuk do të vendoset drejtësia për djalin e tij, ai do të bëjë vetëgjyqësi./ ReportTV



3 Comments

  1. I vdek qe ivdek je mer prokurori edhe te tjeret me vete dhe vdis i qete se drejtesia ka vdek vet mos i raft njeriu halli yt

  2. Respekte per kete sportist model te femijerise sime.Me vinte tmerresisht keq kur e degjoja dje ne TV per dhimjen e madhe qe e ka goditur.E dhimshme me sa dinjitet e urtesi kerkonte venjen e drejtesise ne vend.Ne themi shpesh se ketu vuajme nga varferia e skamja por me e tmerrshme eshte padrejtesia sociale qe na ka pllakosur.Ketu cdo njeri i rendomte kur hypen ne nje karrige shteti behet mbret dhe ligji per te eshte ai vete.Ky eshte shteti qe kemi krijuar keto 28 vjet dhe per fat te keq po behet perdite e me shume antihuman .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *