• |
ide | kryesore

Zyrtare: Brad dhe Angelina martohen në Francë

Arkiva, Paparazzi
martesa e brad.jpg



Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë lidhur në martesë në një ceremoni të fshehtë të organizuar në Francë më 23 Gusht. Lajmi u bë publik nga zëdhënësi për shtyp i çiftit të famshëm të Hollivudit i cili tha se ceremonia e dasmës është mbajtur në Chateau Miraval të Francës. Ceremonia sipas tij ishte shumë e bukur por private. Në të morrën pjesë gjashtë fëmijët e çiftit, familjarë dhe miq të ngushtë. Maddox, 13 vjeç, Pax, 11 vjeç , Zahara 9 vjeç dhe Vivienne 6 vjeç hodhën petalet e luleve në tapetin e kuq, ndërsa unazat e çiftit u mbajtën nga Shiloh dhe Knox përkatësisht 8 dhe 6 vjeç. Jolie dhe Pitt ranë në dashuri me njëri tjetrin në setin e filmit “Mr and Mrs Smith” në vitin 2005. Fansat u vunë atyre emrin "Brangelina" duke i përshkruar si çifti më karizmatik i Hollivudit. 7 vjet më pas, Brad dhe Angelina vendosën të fejoheshin por njoftuan se martesa do të ndodhte në çastin e duhur, duke u kthyer në një moment jashtëzakonisht të bukur për të gjithë familjen.