• |
ide | kryesore

Arvizu i këshillon Ramës sloganet e socialistëve japonezë (foto)

Arkiva, Pikante
arvizu.jpg



Përpara largimit, ambasadori amerikan Alexander A. Arvizu i ka dhuruar Kryeministrit Edi Rama, dy postera nga fushatat e Partisë Socialiste Japoneze, të cilat ai i koleksionon që nga vitet 1980. Kështu thuhet në një njoftim të vetë ambasaadës Amerikanë që edhe ka postuar dy fotot në Facebook. Arvizu e kishte ftuar Ramën dhe disa ministra në takimin e tij të fundit, përshëndetës, para largimit nga Shqipërisë. Takime të tilla ai po bën me shumë politikanë dhe miq që ai ka njohur dhe bashkëpunuar gjatë qëndrimit në Shqipëri. Nuk dihet ende nëse është dakord Rama me sloganet e socialistëve japonezë./lapsi.al/