• |
ide | kryesore

Këshilla për nxehjen para seksit

Arkiva, Stil
loja.jpg



“Për një orgazëm të paharrueshme duhet patjetër të angazhoheni, nuk mjafton vetëm të “hysh”, “të dalësh” dhe çdo gjë është në rregull”. Ja disa këshilla që gjithçka të kalojë në maksimum.

Të heqësh dorë nga paraloja kurrë nuk është ide e mirë. Natyrisht, me këtë konstatim nuk dëshirojmë të mohojmë që seksi në shpejtësi nganjëherë është i shkëlqyeshëm dhe që mund të çojë në orgazëm të vrullshme. “Disa njerëz mendojnë që ekskluzivisht vetë akti seksual është ngjarja kryesore, por ata me më shumë përvojë thonë që parapërgatitja është më e mirë edhe se “gjella kryesore” – thotë seksologia Sari Locker.

Konstatimin e saj e bën më të fortë edhe hulumtimi i cili tregon që meshkujve dhe femrave u nevojiten 18 minuta paralojë, në mënyrë që në fund të arrijnë kënaqësinë e plotë. Eksitimi i madh mund të fillojë nga puthjet, prekjet por edhe nga seksi oral i cili ndonjëherë mund të jetë më i fuqishëm, më i vrullshëm dhe më eksitues nga vetë akti i seksit.

“Çelësi i çdo paraloje është që mirë të mendoni për atë se ç’ka dëshironi dhe ç’ka ju ndez. Në këtë drejtim është me shumë rëndësi komunikimi midis partnerëve dhe zbulimi i dëshirave dhe fantazive të fshehta të tij”, – thotë Locker.

“Edhe një mënyrë me të cilën mund të pasuroni marrëdhënien tuaj seksuale është eksperimentimi me 5 shqisat. Errësojeni dhomën, përdorni parfumin e preferuar, lozni me ushqimin gjatë paralojës dhe përdorni prekjet reciproke të vrazhda dhe të buta” – këshillon seksologjia Locker./Telegrafi/