• |
ide | kryesore

Çfarë ngjyre ka ky fustan? Fotoja që po çmend internetin

Arkiva, Stil
fustani.jpg



Çfarë ngjyrë ka ky fustan? Mos ju duket e thjeshtë sepse një pyetje e tillë po çmend internetin. Nisi si një lojë e thjeshtë por tani janë përfshirë miliona njerëz, madje edhe persona të famshëm në të gjithë botën. Fotoja u hodh në rrjetin social Tumblr me këtë mesazh: “Djema ju lutem më ndihmoni. Ky fustan është i bardhë apo blu dhe i zi?” Unë dhe miqtë e mi po çmendemi dhe nuk po biem dot dakord”. Edhe shkenca e ka provuar të japë një përgjigje. Perceptimi i ngjyrave varet nga mosha e atij që e shikon. Me kalimin e viteve ndryshon edhe bulbi okular si dhe drita që e përshkon. Në rast të një fotografi ka rëndësi se si është vendosur sensori i aparatit fotografik.

Po sipas jush çfarë ngjyre ka fustani? Më poshtë janë disa komente në rrjetet sociale të personave të famshëm.(lapsi.al)